Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi.
Një dasmë në zonën e Sakarya mori pamjen e një fushëbeteje.
Kjo pas tensionit për shkak të bizhuterive të fejesës, betejë kjo e vazhduar dhe në rrjete sociale.
Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh.
Nusja dhe dhëndri pas qetësimit të ngjarjes u larguan nga zona me makinën e policisë.
Disa nga të plagosurit janë trajtuar nga ekipet mjekësore të rajonit ndërsa disa të tjerë janë dërguar për mjekim në spitalet e ndryshme të zonës përreth.
Imazhet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra reagime.