Presidenti kroat Zoran Milanoviq, ka thënë sot në Samitin e NATO-s se askund në dokumentet e BE-së nuk thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Milanoviq ka sqaruar deklaratat nga Forumi i Prespës në Ohër, është përgjigjur për Tanjug se askund nuk thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se është hera e fundit që do të flasë lidhur me këtë temë.
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha në Forumin e Prespës se vendet “me standardet më të larta” në BE duhet të ulin standardet për vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Ai tha se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.