U mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë

U mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë, pozitive u vlerësua rritja e buxhetit për bujqësi, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport, asistencën sociale, bursat për studentë dhe të tjerë.

Kuvendi komunal i Vitisë, nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash, disa pika të rëndësishme për këtë komunë. Fillimisht pjesën më të madhe të hapësirës kohore e kanë marrë pyetje dhe përgjigjet në mes të këshilltarëve të kuvendit dhe të ekzekutivit. Me pas me theks të veçantë është diskutuar Propozim vendimin për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2023-2025, të cilën e prezentoj Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e vlerësoj si shumë pozitive çështjen e rritjes së buxhetit duke përmendur edhe rritjen në disa kategori ekonomike.

” Sot mbi të gjitha është tepër mirë që kemi rritje enorme, të cilën e kemi kërkuar të gjithë ne pa dallime, prej grupeve parlamentare apo partive politike. Ne kemi premtuar dhe kemi kërkuar rritjen e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport, në bujqësi, rritjen tek asistenca sociale, pra një kategori që ka nevojë shumë dhe kemi kërkuar rritjen e bursave të studentëve”, u shpreh kryetari Haliti, duke përmendur se nuk kanë dashur të lënë asnjë kategori pa rritje.

Me këtë rast, ai përmendi edhe rritjen e buxhetit për investime kapitale, duke theksuar se në vitin 2018 për këtë kategori ekonomike buxheti ka qenë 1 milion e 500 mijë euro ndërsa me qarkoren e re tani për vitin 2013 parashihet 3 milion e 680 mijë euro.

Përndryshe anëtarët e kuvendit komunal diskutuan për këtë dokument financiarë duke dhënë mendimet e tyre rreth shpërndarjes së buxhetit në kategoritë e
ndryshme ekonomike. Ndërkaq, në këtë takim me shumicë votash është votuar KAB 2023-2025. Përkrahjen e shumicës së votave të këshilltarëve komunal e morën edhe këto pika:
• Propozim vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023.
• Propozim vendimit për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Shërbime Publike për vitin 2022.
• Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2022.
• Propozim vendimit për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Liritë, të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2022.
• Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit.
• Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit.
• Propozim vendimi për formimin e komisioni vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme te komunës ne shfrytëzim. ( pa shqyrtim në KPF).
• Propozim vendimi për formimin e komisioni vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme te komunës ne shfrytëzim. ( pa shqyrtim në KPF).
• Si dhe jashtë rendit të ditës me u votua edhe për propozim vendimin për furnizimin me pajisje –llaptop për këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe sekretarinë e Kuvendit Komunal.
Ndonëse e paraparë për votim ishte dhe propozim vendimi për shqyrtimin dhe aprovimin e kodit të etikës për zyrtarët e Komunës së Vitisë, anëtarët e kuvendit kërkuan të bëhen disa ndryshime dhe kjo të vij për votim, në seancën tjetër të Kuvendit Komunal të Vitisë.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img