Sivjet kurbani do të kushtojë 140 euro.
Këtë çmim e ka caktuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila njëkohësisht ka bërë edhe thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë kurbanët për nevojat e medresesë.
Festa e Kurban Bajramit është të shtunën e 9 korrikut, për të cilën janë bërë edhe rezervime të gjësë së gjallë, nëpër fermerët që merren me shitjen e tyre.
Therja e bagëtisë që është falënderim i zotit për të mirat e begatitë, sivjet do kushtojë më shumë, shkak i kësaj është vala e shtrenjëtimeve.
Në vitin 2021, kurbani kushtoi 120 euro, ndërsa koha e therjes së tij është pas faljes së namazit të Bajramit.