Binjakët e bashkuar me trurin e përbashkët janë ndarë me sukses pas 33 orësh operacionesh.
Kirurgët kaluan muaj duke provuar teknika duke përdorur realitetin virtual përpara se të fillonin procedurat reale.
Operacionet për ndarjen e tyre u drejtuan nga doktorët Jeelani dhe Gabriel Mufarrej, kreu të kirurgjisë pediatrike në Instituto Estadual do Cerebro Paulo Niemeyer.
Jeelani e përshkroi operacionin si një “arritje të jashtëzakonshme” nga mjekët.
“Jo vetëm që kemi ofruar një të ardhme të re për djemtë dhe familjen e tyre, ne kemi pajisur ekipin vendas me aftësitë dhe besimin për të ndërmarrë një punë kaq komplekse sërish me sukses në të ardhmen. Kjo është e mundur vetëm përmes donacioneve bujare nga anëtarët e publikut.”
Në realizimin e operacioneve janë përfshirë thuajse 100 puonjës të stafit mjekësor.
Sipas shifrave të Binjakëve, një në 60,000 lindje rezultojnë në binjakë të bashkuar, dhe vetëm 5% e tyre janë fëmijë kraniopagus.