Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dyshime për trajtimin e Albin Kurtit në burgjet e Serbisë gjatë viteve të luftës.
Në emisionin Kojshia Show, këtë javë i ftuar ishte ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili rrëfeu ngjarje të ndryshme nga jeta e tij gjatë kohës së luftës, po ashtu edhe angazhimin politik të pas luftës.
Haradinaj në këtë emision foli edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe të kalurën e tij.
Ai tha se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, madje Haradinaj e vlerëson edhe intervistën e tij që e kishte dhënë nga burgu, duke thënë se raporti i Kurtit me Serbinë është e dyshimtë.
“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i prini fati që edhe nga atje të japë intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht. Kur po e shohim se si po i trajton mësimdhënësit po na vendos në konfuzion dhe nuk po e dimë me kënd është kryeministri ynë”.
Haradinaj thotë është e çuditshme edhe rasti me ministren e Arsimit.
“Ajo i lavdëroi mësimdhënësit e rajonit, kur pagën e merr nga taksapaguesit e Kosovës. Shembull, i lavdëroi mësimdhënësit e Maqedonisë. Këta tha janë më të mirë se këta tonit”.
Haradnaj thotë se Kurti është dashur të distancohet nga disa qëndrime si ato të deputetit Dimal Bashka në raport me SBASHK-un.