Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Kojshia Showë, ka akuzuar Qeverinë Kurti, se për shkak të mos futjes në treg të 700 milionë eurove të buxhetit të Kosovës, Kosovës ia kanë humbur 184 milionë euro nga inflacioni, transmeton Korrespodenti.
“Qeveria Kurti me ata dy pëllumbat e vet që i ka aty, a I ke pa do që duken me mendje të ndritur , analfabeta, ai pishpiriki i Ferizajt, Hekuran Murati, 184 milion euro, prej 700 milionëve iu kanë zhvlerësua Kosovës, se inflacioni i ka hëngër. 700 milionë euro nuk e kanë vlerën që e kanë pasë në fillim të vitit. 184 milion euro iu kanë humbur qatyne 700 milionëve brenda vitit”, është shprehur Limaj.
Ai ka thënë se kjo bëhet nga njerëz të pa aftë dhe të dijshëm.
Po ku e din bre ku ka erë Hekuran Murati se çka është shteti, çka din ai çka osht shteti. Ai është një djalë lazdran, me ato fjalë, me ato shpifje, me ato sjellje që ka ba, prej veteranëve të UÇK’së e deri te sjellja me grevistët. Po veç Kosova bre e banë atë”, është shprehur Limaj.
Për ta dëgjuar deklaratën e plotë të Fatmir Limajt kundrejt Qeverisë Kurti për humbjen e siç i quan ai, të 184 milionë eurove, ndiqeni minutën e 115 të emisionit. /Korrespodenti