Arjan Konomi bashkon Partitë Politike në Kosovë. Sami Lushtaku, Gani Geci dhe Ardian Gjini, për herë të parë bashkë në një emision

Këtë javë, në emision Kojshia Show, mysafir ishte gazetari Arjan Konomi. Ai në këtë emision foli për vizitën e tij që kishte bërë në Kosovë në kohën kur po zhvilloheshin protestat e studentëve kundër agresionit serb si dhe takmin e tij me celulat e para të UÇK’së në Drenicë, transmeton Korrespodenti.

Në këtë emision, i ftuar në studio ishte edhe Gani Geci, i cili foli për takimin e tij me gazetarin Arjan Konomi gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në këtë emision poashtu u inkuadruan live edhe kryetari i PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, si dhe kryetari i Gjakovës nga AAK, Ardian Gjini.

Të gjithë këta çmuan lartë kontributin e gazetarit Arjan Konimi për kontributin e tij në informimin e fatorit ndërkombëtare me atë se çfarë është duke ndodhur në Kosovë nga agresioni serb.
Për më shumë, shikojeni emisionin e plotë në videon e më poshtme. /Korrespodenti

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img