Shikojeni Presionin e Drejtorave të Atk-së ndaj Inspektorit Hasani, për ti denuar Bizneset (Mediat)

Presioni i Dretjorave të Atk-së ndaj Inspektorit Naser Hasani për ta denuar Biznesin e Moderatorit Sadri Imeri.

Tash e 6 muaj, Moderatori i njohur shqiptar Sadri Imeri, është në kontroll nga ATK, ku përvec presionit psikologjik nga ana tyre, ai mendon se ka hasur edhe në shkeljen të rënd të ligjit e keqpërdorime të pozitave zyrtare.

Moderatori i njohur Sadri Imeri, ka pohuar se posedon të gjitha faktet dhe argumentet me audioinqizim për presionin që i është bërë Inspektorit Naser Hasani nga Drejtori Flurim Kurtishaj për të futur në Tvsh jo të zbritshme, biznesin e Sadri Imerit edhe pse dihet botërisht që ai është antarë i mediave të shkruara të Kosovës dhe është i licencuar nga KMSH-kë si media Online.

Sadriu më tej sjell dëshminë dhe faktet se si: Inspektori i Atk-se në Gjilan, z.Naser Hasani i ka thënë atij (Sadriut) se unë e dij që ti ke të drejtë sipas ligjit, po këta po më thonë qeshtu mi ja ba, duke aluduar për drejtorin e ATK-së në Gjilan e Drejtorin e përgjithshëm z.Ilir Murtezi.

Në draft raportin e bërë nga Atk-ja për biznesin e Sadri Imeri, shihen qartë shkeljet ligjore dhe presioni e imponimet që kishte Inspektori Hasani, nga Drejtori Flurim Kurtishaj për ta futur në TVsh jo të zbritshme biznesin e Sadri Imerit, përshkak të ndryshimit ë datave, dhe arsyetimin e tij në draft se Binesi Sadri Imeri B.I, sipas ligjit nr; 05- L-037 të TVsh-së, është i liruar nga Tvsh.

Moderatori Sadri Imeri, tregon edhe dëshmin tjetër që pasi Drejtori Flurim Kurtishaj ka filluar veprimet antiligjore, Sadriut ju është mohuar e drejta e ankesave dhe takimeve me të.

Duke qenë në këtë pozit Moderatorit Sadri Imeri ju ka dashur që shqetësimet e tij, ti paraqes tek Avokati i Popullit, organ ky i cili para disa muaje me vendim ka rikthyer Drejtorin e Atk-se ne Gjilanë Flurim Kurtishaj në Punë.

Në bisedat private që posedon Sadriu të bëra me drejtorin e Atk-së në Gjilan, ku i njejti (Flurim Kurtishaj) degjohet duke i thënë Sadriut, se ju jeni media dhe nuk jeni në Tvsh dhe kallaj ja bajmë kësaj pune.

Moderatori Sadri Imeri, duke parë shkeljet dhe Imponimet që po i bëhen Inspektorit Hasanaj, ka kërkuar takim me Drejtorin e përgjithshëm të Atk-së, z.Ilir Murtezi dhe me zv. Drejtorin e përgjithshëm z.Sami Salihu, ku ky i fundit si pjesmarrës i bërjes së ligjit të TVsh-së së zbritshme, ka pohuar se Biznesi i Sadri Imerit, pas vërtetimit që ka nga KMSH-kë, është i liruar nga Tvsh.

Për më tepër shihen që raporti nga ATK, që është oragn shtetëror nuk është as i vulosur, dhe i ndryshojnë datat në cdo faqe të tij.

Moderatori Sadri Imeri, për portalin kojshiashow.com, ka deklaruar se nëse vazhdojnë shkeljet dhe imponimet e Drejtorave të atk-së ndaj Inspektorit Naser Hasani, për ta denuar, ai nuk do të ndalet me kaq, por do të publikoj edhe audioinqizime tjera.

Ne audioinqizim dëgjohet Inspektori Naser Hasani, duke i thënë Sadriut, qe dy muaj nuk kam fjet nga Presioni i Drejtorave!

Për më teër ju ftojmë ta dëgjoni audioinqizimin e bërë.

 

 

 

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img