Tashmë çdo gjë është zyrtare. Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin e ardhshëm.
Njoftimi vjen nga vet llogaria zyrtare e zikaltërve në Twitter, transmeton Gazeta Express.
Lukaku do të jetë pjesë e Interit për sezonin 2022/23 në formë huazimi.
Sulmuesi belg nuk pati sezon të mirë te Chelsea dhe ishte dëshira e tij e madhe që bëri realitet këtë rikthim në qytetin e Milanos.