Ish-presidenti i Bayernit: Barcelona të ndalojë ofertat për Lewandowskin

Bayern Munich nuk po i lehtëson gjërat për Barcelonën kur bëhet fjalë për negociatat për nënshkrimin e Robert Lewandowskit.

Bavarezët jo vetëm që kërkojnë pagesën e të paktën 50 milionë eurove për sulmuesin, por vazhdimisht po lëshojnë mesazhe në kundërshtim me largimin e polakit.

I fundit që ka shtrënguar lakun ka qenë Uli Hoeness. Presidenti i nderit i Bayern Munichut ka vënë në shënjestër ofertën e fundit nga Barcelona.

“Unë nuk di asgjë për një ofertë të re. Por siç janë gjërat në Mynih, ajo që kam dëgjuar është se Barcelona duhet të kursejë përpjekjen për të bërë një ofertë tjetër,” tha Hoeness në një kongres sportiv në Neuland.

Hoeness këmbënguli që Lewandowski ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin bavarez dhe se plani është që ai ta përmbush atë.

“Unë nuk i marr vendimet,” vazhdoi ai. “Por fjalët e Bayernit ishin të qarta. Ata thanë se Lewandowski duhet të respektojë kontratën e tij me Bayern Munich. Nuk mund ta imagjinoj se ka ndonjë shumë parash që do t’i bënte ata të ndryshojnë mendje”, tha ai.

Pavarësisht qëndrimit publik të Bayern Munichut, lojtari tashmë ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë në Camp Nou.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img