Kryetari Haliti ri-nënshkruan një marrëveshje me MMPHI për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore, konkretisht për rrugën e Mjakut dhe rrugës alternative të Stubllës.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur sot në takim nga zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi. Kryetari Haliti bëri me dije se gjatë këtij takimi ata kanë ri nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projekteve infrastrukturore, konkretisht të rrugës në fshatin Mjak dhe rrugës alternative në Stubëll të Epërme të Vitisë. “ Kemi ri nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin në mes të komunës sonë me Ministrinë e Infrastrukturës për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukture, konkretisht për rrugën e fshatit piktoresk Mjak dhe të rrugës alternative në Stubëll të Epërme”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se realizimi i këtyre dy projekteve është i një rëndësie shumë të veçantë për këtë komunë, duke shpresuar në jetësimin sa më të shpejt të tyre. Kryetari Haliti, gjithashtu njoftoj se në këtë takim ai e ka njoftuar zv. ministrin Durmishi edhe mbi nevojat e tjera që ka kjo komunë për të realizuar projekte infrastrukturore, për siç tha ai lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të rritjes si sigurisë së pjesëmarrësve në trafik, por edhe të shkurtimit të rrugëve dhe të lidhjes së vendbanimeve në mes tyre.