Arsenali kërkon Edon Zhegrovën, i dërgon ofertë ekipit të tij!

Arsenali ia ka nisur një ofertë skuadrës së Lille për sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova.

Të paktën kështu raporton gazetari Arlind Sadiku që thotë se londinezët janë impresionuar nga paraqitjet e anësorit në këtë sezon.

Ende nuk dihet se sa para iu janë ofruar ish-kampionit francez.

Lojtari luan në të dy krahët e sulmit, një element ky që duket se është pëlqyer nga “topçinjtë”.

Mbetet të shihet nëse lojtari do t’i bashkohet Granit Xhakës, apo do të vijojë te Lille.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img