Gjeneral Kudusi Lama: “I thash Nasim Haradinajt, i ke 24 orë me ma sjellë një serb të gjallë”- Ja çfarë bëri Nasim Haradinaj

Gjenerali i Iuftës së Kosovës, Kudusi Lama, ka shpalosur detaje e rrëfime ekskluzive ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Iuftës çlirimtare.

Doktori i shkencave ushtarake, Kudusi Lama ka treguar një ngjarje ekskluzive se si gazetari i televizionit ‘Zërit të Amerikës’ kishte dhënë një lajm të rremë se forcat serbe e kishinë pushtuar qytetin e Bajram Currit, lajm që kishte trazuar gjithë vendin.

“Ka qenë një ditë me shi me mjegull, në prill ka ndodh kjo. ‘Zëri i Amerikës’ kishte dhënë lajmin se Bajram Curri pushtohet nga Serbia.

Një gazetar i ‘Zërit të Amerikës’, Armend Mero kishte raportuar se Bajram Curri pushtohet nga forcat serbe.

Në atë kohë kishte marr vesh Qeveria, Presidenti, Kryeministri, Ministri, Shtabi i përgjithshëm, ishin vën të gjithë në alarm. Më mori në telefon Presidenti dhe më tha, ‘çka po ndodh…’, i thash asgjë nuk po ndodh, tha ‘Zëri i Amerikës’ ka raportuar kështu’, i thash nuk më intereson unë jam zëri im. I thash unë nuk kam forca serbe, as në Bajram Curr, e as brenda kufirit shtetror, le të vijnë e t’i Iu tfojnë e t’i nxjerrin jashtë, nëse i gjejnë.

Në atë moment e mora në telefon Nasim Haradinaj, i thash ku je, tha jam këtu në detyrë në front, i thash nuk je, me qenë ti aty nuk kanë hyrë forcat serbe në Bajram Curr, jo tha nuk mund të hyn trupat serbe në Bajram Curr sepse nuk kanë ku kalojnë kur ne jemi këtu.

I thash kështu po thonë, tha çfarë të bëj që t’i të më bësosh, po nuk më besove hajde këtu e shikom. I thash unë nuk mund të vij atje por kur të mbushen 24 orë, ishte ora 6 e mbrëmjes, duhet të ma sjellësh një ushtarë serb të gjallë në zyren time, dhe ia mbylla telefonin…” rrëfen Kudusi Lama!

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img