Murgu që jetoi 82 vjet, pa parë kurrë asnjë grua!

Jetoi 82 vjet, nuk pa kurrë grua me sy.

Një murg ortodoks në Greqi, raportohet të kishte jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.

Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.

“Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruan në artikullin që daton nga viti 1938.

Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856, dhe nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur. “Ai ishte rritur në manastirin ku kurrë nuk ishte futur asnjë grua,” raportonte gazeta Athens, më shumë se 8 dekada më parë.

“Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm në botë që nuk kishte parë kurrë një grua”, shkruante gazeta.

Gjatë jetës së tij Toloto, nuk kishte parë as vetura apo aeroplanë.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img