Oleksandr Usyk flet pas fitores: Bëra historinë, dua ta luftoj Tyson Furyn!

Boksieri Oleksandr Usyk ka folur menjëherë pas fitores së madhe që arriti ndaj Anthony Joshua.

Ukrainasi arriti t’i mbrojë titujt dhe njëkohësisht titullin e të pamposhturit.

Pas kësaj beteje, Usyk falënderoi Zotin dhe fitoren ia dhuroi shtetit të tij, Ukrainës.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që brohoritën për mua, dua ta falënderoj Zotin për ndihmën që më dha sot, sepse vërtet më ndihmoj shumë”.

“Ia dedikoj këtë fitore shtetit tim, familjes time, ekipit, të gjithë ushtarëve që po e mbrojnë Ukrainën”.

Usyk shtoi se kjo tashmë është në histori dhe që shumë gjenerata do ta shohin këtë sfidë.

“Kjo është tashmë histori, shumë gjenerata do ta shohin këtë, sidomos raundin kur ai provoj të më sulmonte por unë u mbrojta dhe e riktheva ndeshjen”.

I pyetur për titullin WBC që ende nuk e ka fituar, ukrainasi pranoi se po e pret sfidën kundër Tyson Fury.

“Jam i sigurt se Tyson Fury nuk është i pensionuar, jam i sigurt se dëshiron të luftojë ndaj meje, unë dua gjithashtu. Nëse nuk e luftoj atë, nuk do ta luftoj më askënd. A mund ta mposhtësh? Vetëm Zoti e di, por ekipi do të më ndihmoj”.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img