Në emisionin Kojshia Show, ku temë ishte “Martesa e përkohshme dhe tradhtia”, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes dy të ftuarave, islamologes Ikballe Huduti dhe detektives, Shkënda Lili, transmeton Korrespodenti.
“Nëse burri i juaj të thotë që ti nuk po më përmbushë mua, ti pse duhet ta lejosh veten që të qëndrosh në atë martesë, por t’i japësh të drejtën, të ndahesh dhe ta kërkosh ti ndarjen e ai të kërkojë një martesë tjetër. Jo të mbajë dy martesa njëkohësisht sepse më duket gjë jo normale, të paktën, mbase unë nuk jam mirë e njohur me fenë tuaj”, i është drejtuar Ikballe Hudutit detektivja Shkënda Lili.
“Nëse e meriton, pse jo”, ia ka kthyer ajo. Detektivja i thotë se ajo vetë nuk do ta lejonte një gjë të tillë. Ikballe Huduti ia kthen se atëherë nuk qenka burri i duhur.
Këto deklarata kanë ngritur tensione mes të ftuarave, sa që moderatori i emisionit është detyruar ta ndërpresë emisionin për t’i qetësuar ato.
Për ta parë këtë debat mes tyre, shikojeni minutën e 48 të emisionit në videon e më poshtme. /Korrespodenti