Lajmërohet live Sami Lushtaku, rrënqeth Gani Gecin me rrëfimin e tij për Arjan Konomin!

Këtë javë, në emision Kojshia Show, mysafir ishte gazetari Arjan Konomi. Ai në këtë emision foli për vizitën e tij që kishte bërë në Kosovë në kohën kur po zhvilloheshin protestat e studentëve kundër agresionit serb si dhe takmin e tij me celulat e para të UÇK’së në Drenicë, transmeton Korrespodenti.

Në këtë emision, i ftuar në studio ishte edhe Gani Geci, i cili foli për takimin e tij me gazetarin Arjan Konomi gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në një lidhje direkete, në këtë emision është inkuadruar edhe Sami Lushtaku, i cili tregoi për takimin e tij me Arjan Konomin, kur ky i fundit kishte vizituar Drenicën si gazetar i një reviste italiane.

“Vërtetë e çmoj mundin dhe angazhimin e tij, sidomos në kohën e luftës sepse tash mundet me ardh edhe ky gazetar edhe shumë gazetarë të tjerë, por në kohën e luftës vërtetë ka qenë e vështirë dhe unë e çmoj kontributin e tij dhe mundin e tij që e ka bërë në kohën e luftës”, ka thënë Lushtaku.

Ai tha se pa gazetarë siç ishte edhe angazhimi i Arjan Konomit në Kohën e luftës, Kosova nuk do të ishte siç është tani.

“Pa miq dhe pa shok, si dhe pa gazetarë siç jeni ju, nuk do të kishte me ndodh ajo që ka ndodh. Prandaj, të falënderoj shumë ty për punën, angazhimin, sakrificën, sepse vërtetë ka qenë në kohë të vështira dhe ka qenë një risk i madh për ty me ardh në Kosovë, me ardh në Drenicë kur në atë kohë ka pasur vërtetë luftime. Po besoj që zotri Geci nuk e lë asgjë mangu sepse edhe ai e çmon edhe punën, edhe angazhimin, edhe gjithçka që ke bërë për Kosovën”, tha Lushtaku në lidhjen e tij direkte.

Për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë, ndiqeni minutën e 102 të emisionit.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img