Ja kush janë njerëzit që e “sulmuan” gazetarin Artan Hoxha live në emision

Këtë javë në emisionin Kojshia Show, i ftuar ishte gazetari i njohur nga Shqipëria, Artan Hoxha. Ai në këtë emision foli për disa nga ngjarjet që tronditën mbarë opinionin shqiptar, duke zbuluar prapaskenat dhe akterët që ishin të përfshirë në këto ngjarje, shkruan Korrespodenti.

Sa ishte duke u zhvilluar intervista, jashtë studios dëgjohet një shpërthim, ku më pas disa persona futën në emision. Me që gazetari Artan Hoxha, kryesisht ndjekë ngjarjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, vrasjet, implikimet e akterëve politikë në ngjarje të caktuara, moderatori i emisionit Kojshia Show i kishte përgatitur atij një kamerë të fshehur, kinse atij po i bëjnë “atentat” brenda në emision. Personat që u futën në studio janë pjesëtarë të kompanisë së sigurimit “GFS”, me pronarë: Fatlum Verbovci dhe Arsim Rashiti.

Ndiqeni emisionin nga minuta 13:00 për ta parë këtë moment.

spot_img

LAJMET E FUNDIT

LAJME TJERA

spot_img